zeni.ballazhi
                         personal site

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nga Notesi

Buzëqeshja e jetës falso

Ali Podrimja

Ne përjetojmë momentalisht një kaos etik: nga servilizmi, shpirti mediokër e deri te palaçoja, që karriken e konsideron dhuratë të perëndisë si dhe institucionin trambulinë karriere. Brezat që vijnë do revoltohen me sjelljet e baballarëve të tyre sa grykës e të mjerë i paskan pasur. Pranuan një realitet që nuk i nderon dhe pak u dëgjuan në të mirë të çështjes kombëtare. Nga iluzionet dhe imitimi falso i të jetuarit do të kërkojnë të lirohen. Ky shqetësim është i pranishëm në të gjitha fushat e arteve. Por kohëve të fundit ma kënda t’i shikoj më tepër instalacionet e performansat e krijuesve të artit pamor, që trokasin për të ndërruar çdogjë  nga përjetimi i lirisë e deri te krijimi i njëfarë besueshmërie se ne jemi ata që do ta sjellim rrotën e historisë dhe si ne nuk ka. (!)
Shpesh kaloj pranë një studio të një të riut, i cili mbështet artin konceptual dhe inkuadron në instalacionet e tij imagjinatën më se të çuditshme. Mllefi ndaj realitetit sa vjen e bëhet më i rëndë. Dikush këta të rinj do i konsiderojë veprat e tyre si diçka jo normale. Njëra nga këta të pakënaqur është dhe Zeni Ballazhi, i cili këqyrë punën e vet. Kohë më parë instalacioni i tij me pagëzimin “Missi”, një alegori rrënuese, më kishte shtyrë të ndalem shpesh para saj. Mesazhi i dhënë përmes një kafke kau me një kurorë mbretërore, në një sfond të zi në të bardhën e një muri, nuk do kurrfarë komenti; mjafton leximi i kontrasteve dhe pamja e trishtë e kafkës së kaut nën shkëlqimin e rremë të kurorës.
Me këtë rast duhet të veçoj edhe një instalacion tjetër të pagëzuar “Pa titull” e që më kthen në vitin biblik 1999, ku të dëshpëruarit nga Kosova në kampet strehuese mbi tenda kishin vënë edhe nga një flamur kombëtar. Edhe pse të dëshpëruar nuk pranonin të çonin dorë nga identiteti i tyre. Me atë copë flamur ua bënin më dije evropianëve se kush janë e nga vijnë. Instalacioni quhet “Shqiptarët në Ballkan apo Ballkani në Evropë”. Vërtet një çështje hamletiane: Evropa do të vazhdojë t’i përdorë trojet shqiptare për kusuritje apo Ballkani do të vijë në Evropë pa shqiptarë, prandaj bijëve të shqipeve nuk u mbetet gjë tjetër pos të fillojnë edhe një maraton që t’i bindin kancelaritë se janë të denjë për atë që e kërkojnë. Nuk dua të flas edhe për disa instalacione të tjera po ashtu të pagëzuara “Pa titull” e që janë mjaft kritike ndaj realitetit të sotëm shqiptar, i cili kërkon katarsis në të dy anët e Drinit, nëse duam të jemi ata që kërkojmëtë jemi.
Zeni është njeri nga artistët pamorë, që inkurajon dhe i cili na tregoi misterin e të jetuarit falso që nuk ia vlen as buzëqeshja.

 

Short essay

SMILE OF A FALSE LIFE

Ali Podrimja

Actually we are experiencing an ethical chaos: servility, a mediocre soul and the clown which considers the chair as a God given gift. Generations that are coming will be revolted over the behaviors of their fathers regarding their greediness and miserable ness. They accepted a reality which does not honor them and they did not do enough about the national cause. They will try to get rid of illusions and the imitation of a false life. This disquietude is present in all fields of art. Lately, I enjoy watching installations and performances of new visual artists which are trying to change everything from the freedom experiencing to the creation of a sort of believing that we will be the ones who will turn the wheel of history and that there is no one like us(!). I often pass by the studio of a young man who applies the conceptual art. In his installations he engages a strange imagination. Angriness toward reality becomes heavier from the rebellion. Someone would consider the works of these young artists as something not normal. Among these unsatisfied artists is Zeni Ballazhi, which flounders by working in a creative loneliness. From some time ago his installation called “Miss”, devastatingly allegorical, makes me stop often in front of it. The message given through an ox skull with a queen crown in a black background on a white wall does not need any comment; it is enough to read the contrasts and the gloomy image of the ox skull under the false glittering of the crown.
I must mention other installations entitled “Without a title” which bring me back to the biblical year 1999, when desperate people from Kosova under tends in the camps had also national flags with themselves. Although desperate, people did not want to give up their identity. With a piece of flag they made it clear to the Europeans who they are and where do they come from. Installation is titled “Albanians in the Balkans or the Balkans in Europe”. It is indeed a Hamlet like issue: Europe will continue to use Albanian lands for its calculations or the Balkans will go in Europe without Albanians. Albanians do not have any choice except to start a marathon of convincing European chancelleries that they deserve what they are asking for. Angry messages can be seen in some other installations also entitled “Without a title”, which are very critical toward current Albanian reality that needs a catharsis from both sides of Drini river. If we want to become the ones we want. Ramiz Kelmendi, author of Ahmet Koshutani (fantastic stories about a distant and a rough time), often said for a new talented writer “Remember this name…”. Zeni Ballazhi is one of the visual artistswhich encourages and faces us with the mystery of a false living, in which even smile does not have a value.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© 2012, Zeni Ballazhi